Maqedoni

Emrat e rrugëve në Tetovë, qytetarët kërkojnë përshtatje bashkëkohore

19.08.2023 15:15

Shumë rrugë, bulevardeve, sheshe, çerdhe shkolla por edhe institucione në komunë e Tetovës...

Shumë rrugë, bulevardeve, sheshe, çerdhe shkolla por edhe institucione në komunë e Tetovës mbajnë emra të ish sistemit komunist. Ndërsa qytetarët e anketuar nga TVM2 kërkojn që këta emra të ndryshohen dhe të përkojnë me kohën. 
 
“Sipas mendimit tim këta emra duhet të ndryshohen pasi në Tetovë jetojnë mbi 90% shqiptar, dhe është e detyrushme të ndërohen.”, tha një qytetar.
 
“Në Tetovë më shumë emra maqedon ka. Duhet ndryshohen këtu ka 5 deri 10% maqedon duhet të ndryshohen. Në Tetovë ka edhe shumë rrugë me numra. Komuna duhet të merr masa, a jemi shqiptar, në Maqedoni jemi por shumica në Tetovë jemi ne, dhe shumica i ndryshon ato punë, por duhet me vullnet.”, u shpreh një qytetar.
 
Kasami: Duhet të regjistrohen në Kadastër 
 
Për mos ndryshim të emrave kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, fajëson Kadastrën e vendit tonë, që sipas Kasamit Kadastra duhet që të bëjë një studim dhe të regjistrohen të gjitha rrugët. Ndërsa tha se nësë një gjë e till se bënë Kadastra e vendit tonë atëherë komuna në buxhetin e ardhshëm do të parasheh edhe do punojnë në bazë të dispozitave ligjore që do kenë. 
 
“Në Tetovë kemi një projekt më të gjerë që të gjithë rrugët e Tetovës të emërtohen. Edhe njëherë po e përsëris, fatkeqësisht këtu ne presim që një studim që duhet ta bëjë Kadastra e Maqedonisë, të cilin akoma nuk e kemi. Edhe më tutje ka plot rrugë në Tetovë, të cilët nuk janë të regjistruara dhe për të bërë emërimin e tyre, që është obligim i Komunës, duhet të jenë të regjistruara dhe këtë regjistrim e bën Kadastra. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, do të na duhet së paku vitin e ardhshëm të parashohim mjete në buxhet, sepse është një projekt që do të kushtojë dhe me këtë të bëjmë regjistrimin e rrugëve, pastaj me një vendim, duke respektuar të gjitha procedurat – të bëjmë emërtimin e rrugëve. Kjo do të jetë publike, transparente dhe do të konsultohen të gjitha shtresat e shoqërisë, të gjithë individët që do të jenë të interesuar, që të kemi një emërtim adekuat me realitetin e sotëm.”, thekësoi i pari i Tetovës, Bilall Kasami.
 
Edhe për kundër insistimeve tonë të marrim një përgjigje edhe nga Kadastra e Maqedonisë së Veriut, deri më tani nuk janë prononcuar aspak në këtë drejtim, duke anashkaluar pyetjet e mediave dhe prononcimet e kryetarit të Komunës së Tetovës. Ndërkaq, ende nuk dihet nëse për ndryshimin e emrave do të duhet të përdoret parimi i Badenterit në Këshillin e Komunës së Tetovë, pasi me regjistrimin e fundit, maqedonasit në Tetovë përbëjnë rreth 18% të popullatës dhe parimi i Badenterit nuk vlen.
 
VISAR SADIKI