Botë
Keqpërdorën rezervat shtetërore, nga një muaj paraburgim për tre të dyshuarit
19.08.2023 16:40
Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe një të dyshuari tjetër...

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe një të dyshuari tjetër, të cilët u arrestuan dje nën dyshimin për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M... për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.”, tha Gjykata Themelore.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.
