Botë

Greqi, shpëtojnë gati 60 emigrantë në Detin Egje

19.08.2023 17:06

Autoritetet greke i kanë shpëtuar të shtunën rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia...

Autoritetet greke i kanë shpëtuar të shtunën rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone, tha Roja Bregdetare e Greqisë.
 
Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit.
 
Roja Bregdetare tha në një komunikatë për media më 19 gusht se një anije patrulluese e saj i gjeti 41 persona në një gomone pranë ishullit Lesbos. Ata u evakuuan dhe u dërguar në një qendër pranimi në ishull.
 
Pas një ndjekje mëngjesin e së shtunës, një anije patrulluese e rojës bregdetare e ndali një tjetër gomone që po barte 17 njerëz afër ishujve Arkii në lindje të Egjeut. Emigrantët u dërguan në ishullin Patmos, derisa njëri prej tyre u arrestua nën dyshimin se i përkiste zinxhirit të trafikantëve.