Botë
Moskë, shtohen 54 britanezë në listën e zezë të Kremlinit
19.08.2023 17:33
Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë...

Moska u ka ndaluar hyrjen 54 qytetarëve britanikë, përfshirë zyrtarëve qeveritarë, gazetarëve dhe specialistëve për marrëdhënie me publikun, gjoja për shkak të qëndrimit “anti-rus” të Londrës.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten më 18 gusht se i ka shtuar në listën e zezë të Kremlinit ministren e Kulturës së Britanisë së Madhe, Lucy Frazer, si dhe Annabel Goldie, politikanen në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është përgjegjëse për furnizimin e Ukrainës me municione të uranium.
Në përgjithësi, 300 britanikë janë tani në listën e zezë të Kremlinit, në mesin e shumë njerëzve nga shumë vende të Perëndimit, të cilat janë duke e mbështetur Ukrainën në luftën e vazhdueshme pushtuese që Rusia e nisi në shkurt 2022.
