Maqedoni

VMRO-DPMNE pyet Pendarovskin: prej nga i mori Zaevi bisedat e përgjuara?

05.03.2015 17:25

Lidhur me dorëzimin e dëshmive shtesë në prokurori nga LSDM-ja opozitare ka reaguar edhe VMRO-DPMNE...

VMRO-DPMNE ka ftuar Stevo Pendarovskin që herën tjetër kur të shkojë në prokurori të thotë se nga i ka marrë Zoran Zaevi bisedat e përgjuara, me cilin shërbim të huaj ka bashkëpunuar dhe të sqarojë se çfarë presin shërbimet e huaja nga Zaevi për kthim.

“Skenari i LSDM-së është në sipërfaqe dhe ata u demaskuan dhe prej këtu patjetër të vazhdojnë me parade të tilla, vetëm që ta fshehin skandalin në të cilin u ngatërruan Zaevi dhe udhëheqësia e tyre”- thonë nga VMRO-DPMNE, sipas të cilëve, LSDM-ja po tenton që me intriga dhe alibi të arsyetojë dështimin në zgjedhje.