Maqedoni
Ashpërsimi i diskursit politik, a po ringjallet nacionalizmi!?
20.08.2023 13:09
Edhe pas 22 viteve nga Marrëveshja e Ohrit ende nuk është arritur harmonizimi i plotë i mardhënieve ndëretnike në vend....

Edhe pas 22 viteve nga Marrëveshja e Ohrit ende nuk është arritur harmonizimi i plotë i mardhënieve ndëretnike në vend. Tendencat për ringjalljen e nacionalizmit janë evidente sidomos në një pjesë të spektrit politik.
Jashari: Tendencat nacionaliste, të kota
Profesori Universitar Hasan Jashari vlerëson se pretendimet për të ringjall frymën nacionaliste janë të kota, pasi grupet destruktive nacionaliste nuk kanë më forcë për të hedh zjarr mbi shqiptarët.
“Kjo është një parodi sezonale, e përkohshme, nuk ka gjasa të kemi një ringjallje sepse nuk ka arsye, ky është vetëm një pretekst i lig, që disa forca nacionaliste duan ta shfrytëzojnë këtë moment të nxitur nga gjeneratori i krizave në ish-Jugosllavi e që është nacionalizmi serb, i cili i ka pas rënjët më besnike kryesisht në Maqedoni me Millan Pancevskin me Krste Crvenkovskin e me të tjerët të cilët e kanë ndihmuar më së tepërmi nacionalizmin serb kundër shqiptarëve. Këta forca nuk kanë më fuqi, nuk kanë më takat të bëjnë diçka kundër shqiptarëve kur ne kemi dy shtete, kemi tre universitete dhe kemi krijuar një infrastrukturë edhe ekonomike edhe politike, edhe arsimore, edhe kulturore.”, tha socilogu Hasan Jashari.
Pajaziti: Të punohet për paqë dhe stabilitet në vend
Edhe socilogu, Ali Pajaziti thotë se jehona e nacionalizmit është refleksion i një ideologjie të mbrapshtë e cila, ka për qëllim të shkaktojë tendosje dhe përkeqësim të raporteve ndëretnike në vend.
“Jehona e nacionalizmit në vend është refleksion i një fryme, i një botkuptimi etnonacionalist që vazhdimisht është prezent dhe i cili si një fantazmë qëndron mbi hapsirat tona të jetesës dhe që në çdo çast ka mundësi për të shkaktuar tendosje ndërnacionale. Të gjithë indikatorët social flasin se e kemi tejkaluar atë periudhën më kritike të post-Ohrit. Aksese do të ketë vazhdimisht pasi unë Maqedoninë e Veriut e shoh si një shoqëri të thyeshme e cila, ende duhet të punojë për të gjetur stabilitetin e shtetit.”, tha socilogu Ali Pajaziti.
Individë dhe subjekte me tendenca nacionaliste kanë marë për shkas ndryshimet kushtetuese për të shpërfaqur këtë qasje. Edhe vizita e kreyministrit të Kosovës Albin Kurti dhe emërtimi i një rruge në Çair me emrin Adem Demaçi u morr për shkas për të shtuar tonet nacionaliste. Gjithsecili për llogari të tij politike.
ARMEND MURSELI
