Ekonomi

Mërgata, rol të rëndësishëm në ekonomi, Zeqiri: T’u krijojmë mundësi për investime

20.08.2023 13:30

Fondet e transferuara nga kursimet e mërgimtarëve apo remitencat drejt vendit tonë dukshëm po shënojnë rënie tregojnë statistikat e fundit....

Fondet e transferuara nga kursimet e mërgimtarëve apo remitencat drejt vendit tonë dukshëm po shënojnë rënie tregojnë statistikat e fundit. Këtë vit remitencat kapin vlerën e 3.4 përqind të brutoprodhimit apo 361 milion euro shifër kjo që rendit vendin ne poziten e fundit në rajon sa i përket të hyrave nga remitencat. Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv në OEMVP vlerëson se urgjentisht duhet të krijohet sistem one stop shop për t’ua mundësuar mërgimtarëve që të investojnë dhe jo vetëm të shpenzojnë gjatë pushimeve të tyre.

“Ardhja e mërgimtarëve ka ngjallur aktivitetin ekonomik sidomos në disa sektor të caktuar. Ne si Odë kemi kërkuar që shteti të krijoj strategji jo vetëm për të shpenzuar por dhe për të investuar, përse duhet kompanit e huaja të trajtohen dhe të favorizohen ndërkaq bizneset vendore dhe mërgata nuk kanë trajtim të njejtë. Pse mos të kemi sistem, i cili mundëson mërgatës të investojnë dhe të ketë një sistem one stop shop ku Qeveria merr gjithcka përsipër për të mos iu krijuar probleme në procesin e investimit duke sjellur mjete të majme dhe duke krijuar vende të reja të punës si dhe know-how që ata posedojnë? Vlerësojmë që mërgata është infuzion i rëndëshim dhe duhet t’iu jepet mundësia për të investuar.”, tha drejtori ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri.
 
Në Maqedoninë e Veriut, vlera e të hollave që dërgojnë mërgimtarët bile është për tre herë më e madhe se ajo e investimeve të huaja që në vitin 2021 kanë arritur vlerën prej mbi 300 milionë euro. Llogaritet se në Maqedoninë e Veriut së paku 150 mijë familje marrin mbështetje të rregullt nga familjarët e tyre që punojnë jashtë.
 
GAZMEND REXHEPI