Ekonomi
Bie interesi për kriptovalutat, Abazi: Rregullimin me ligj do të ndihmonte tregun
20.08.2023 13:52
Tregtimi apo investimi me kriptovaluta ende mbetët një çështje e parregulluar me ligj..

Tregtimi apo investimi me kriptovaluta ende mbetët një çështje e parregulluar me ligj, por kjo nuk do të thotë se marrja me kripto-asetet është e paligjshme thonë nga Banka Popullore e cila, disa herë u kanë bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë tregtimin me këto valuta. Median Abazi për TVM2 thotë se autoritetet në Maqedoninë e Veriut me vite nuk e kanë rregulluar ligjërisht tregtimin me kriptovalutat ndërsa jemi mbrapa shteteve të rajonit sa i përket rregullimit të kësaj çështje. Ai shton se rregullimi me ligj i kësaj veprimtarie do të ndikonte edhe më shumë në zhvillimin e industrisë së kriptomonedhave.
“Sa i përket ligjit tek ne në Maqedoni nuk kemi ndonjë të tillë që e rregullon apo e ndalon aktivitetin e kriptovalutave, kështu që Ministria e Financave në repartet e veta e ka rregulluar vetëm për çështjen e pastrimit të parave se në çfarë forme do të ketë mundësi që këmbimoret të blejnë dhe të shesin kriptovaluta. Si shtet jemi mbrapa në rregullimin e kriptovaluvatave në tërrësi mirëpo edhe shtetet nuk janë 100% të rregulluara ku ligji si ligj nuk është efikas.”, tha Median Abazi nga TresorX.
Sa i përket blerjeve të kriptovalutave Abazi shton se tani për tani nuk ka ndonjë interes të madh për shkak të rrënies së çmimeve.
“Interesi i njerëzve shtohet atëherë kur ka rritje të çmimit, zakonisht ku ka rritje të çmimit të bitkoinit dhe valutave tjera interesi tek njerëzit shtohet për të blerë kriptovaluta dhe për të investu në ato asete. Momentin që kur kemi rrënie globale të tregut të kriptovaluvatve njerëzit nuk kanë shumë interes për të investuar. Kështu që ajo është trend i cili është eminent në të gjitha trevat kështu që interes të posaçëm për momentin nuk ka dmth është interes shumë i vogël në raport me kriptot.”, tha Abazi.
Autoritet disa herë janë zotuar se janë në përgatitje të zgjidhjës formale për rregullimin e tregut të kriptomonedhave por deri tani nuk ka asnjë hap konkret në këtë drejtim.
GAZMEND KURTISHI
