Maqedoni
Kumanovë- Likovë, aktivitete për ditën e arsimit shqip
05.03.2015 17:32
Në vigjilje të “7 Marsit”–ditës së arsimit shqip, SHASH “Naim Frashëri”-Kumanovë-Likovë...

Në vigjilje të “7 Marsit”–ditës së arsimit shqip, SHASH “Naim Frashëri”-Kumanovë-Likovë, tashmë disa ditë është duke organizuar aktivitete të ndryshme për shënimin e “Ditës së mësuesit”.
Aktivitetet, në formë garash janë shtrirë nëpër të gjitha shkollat e Kumanovës dhe Likovës, na njoftoi kryetari i SHASH “Naim Frashëri”, Samet Jahiu.
Manifestimi qendror pritet të mbahet më 7 mars, me ç’rast përpos që do të shfaqet një program i pasur kulturor, nxënësve e arsimtarëve të dalluar do t’u ndahen mirënjohje.
NEXHAT AQIFI
