Maqedoni

Selmani: Kërkesa për heqjen e 20%, legjitime

20.08.2023 14:37

Hapja e kushtetutës për ndryshimet e nevojshme për fillim të negociatave me Bashkimin Europian...

Hapja e kushtetutës për ndryshimet e nevojshme për fillim të negociatave me Bashkimin Europian mund të shfrytëzohet dhe për heqjen e termit 20 përqind që i referohet gjuhës Shqipe. Heqja e 20% nga kushtetuta dhe zëvendsëimin e saj me gjuhën shqipe, sipas ish kandidatit për president republike, Imer Selmani, është e drejt demokratike dhe legjitime e shqiptarëve në RMV. Selmani thotë se edhe gjatë kohës së nënshkrimit të Marrëveshjes Korniz të Ohrit formulimi 20 përqind ka qenë e ditur se i referohet gjuhës shqipe. As kushtetuta dhe as ligjet e asnjë shteti nuk janë të përjestshme andaj duhet të ketë synim për përparim më të mirë dhe më shumë të drejta si për shqiptarët ashtu dhe për Maqedonasit ka potencuar Selmani.
 
“Një numër i madhë i Shqiptarëve sot mendojn se para 22 viteve 20% kishte të bëjë me shqiptarët në momentin e nënshkrimit të marrveshjes kornizë të Ohrit megjithatë për tu gjetur një kompromis në atë kohë, është menduar formulimi i 20 përqindëshit pasi që të gjithë e dinim dhe Shqiptarët dhe Maqedonasit se kjo ka të bëj për Shqiptarët. Tani pas 22 viteve është normale të bëhet pyetje se përse 20% kur ai formulim është për atë kohë, tani është koha që publikisht dhe qartë të thuhet se kujt i referohet 20%. Shqiptarët këtu kanë të drejt të kërkojnë në mënyr legjitime për të kërkuar zgjidhje.”, tha ish kandidatit për president, Imer Selmani.
 
Selmani: S’ka rrezik për “një shoqëri për gjithë”  
 
Projektin një shoqëri për të gjithë nuk mund ta zhbëj askush pasi që fati ynë është të jetojmë bashkë në një shtet, ka vlerësuar Selmani. Ai thotë se politika në vend duhet të determinoj projektet dhe ligjet e saja për jetë sa më dinjitoze të gjitha etnive që jetojnë në RMV.
 
“Nuk mund të bie proekti një shoqëri për të gjithë pasi që në kemi këtë fat që të jetojmë bashkë në këtë shtet. Ndojëher ndihemi komod donjëher më pak komod por megjithatë e kemi këtë fat dhe duhet të gjejmë zgjidhje se si të jetojmë bashkë. Ligjet duhet të implementohen përderi sa janë në fuqi, diçka që nuk bën duhet ngritur iniciativ dhe të ndërrohet.  Edhe kushtetuta mund të ndërrohet edhe ligjet kur kanë qëllim të mirë dhe nëse qëllimi është për jetë sa më dinjitoze.”, tha Selmani.
 
Është më e rëndësishme që qytetarët, maqedonasit dhe shqiptarët, të jetojnë në shtet ligjor, të kenë paga më të larta, standard më të mirë dhe të mos ëndërrojnë shtete të mëdha thotë, ish-kandidati për president Imer Selmani.
 
GAZMEND REXHEPI