Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, LSDM: Nuk i ndahemi qëllimit integrues
20.08.2023 15:04
Pavarësisht obstruksioneve të opozitës rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese....

Pavarësisht obstruksioneve të opozitës rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese, LSDM-ja me qëndrim se nuk do të lëviz nga pozicioni dhe se do të vazhdohet me planin për anëtarsimin e vendit në Bashkimin Evropian. Për ata, VMRO-ja dëshmon politikë antievropiane ndërsa Mickovski vazhdon ta çojë në vend ideologjinë e Gruevskit.
“Në DPMNE nuk ka asnjë ndryshim. Mickovski është i njëjtë sikur mentori i tij, Nikolla Gruevski. Mickoviski po e vazhdon politikën kundër NATO-s, kundër BE-së... Pa asnjë vërejtje për përmbajtjen e ofruar të ndryshimeve kushtetuese, DPMNE mundohet ta bllokojë të ardhmen evropiane të vendit... Koalicioni pro evropian udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t'i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papëregjeshme dhe joshtetërore të VMRO-DPMNE-së.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
VMRO: Shkojmë në zgjedhje, mos humbni kohë
Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja fton pushtetin aktual që te mos humb kohë më tepër por të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, ngaqë seanca parlamentare sipas tyre dëshmoi se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojë në Kuvend.
“Pushteti e ka sjellë edhe veten edhe shtetin në qorr sokak. Një vjet gënjyen se VMRO-DPMNE-ja i pranoi ndryshimet kushtetuese, që të premten të bëhet e qartë se jo vetëm VMRO-ja nuk i pranoi ndryshimet kushtetuese, por edhe deputetë të shumicës së pushtetit nuk përkrahin ndryshimin e kushtetutës. Tash BDI-ja dhe LSD-ja do të shkojnë në strategji të cilën veçmë e thanë - prolongimin e procesit të votimit deri në fund të këtij pushteti, sepse e dinë se kur t'i vënë në votim, do të bien dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve.”, tha Vllado Misajllovski ngaVMRO-DPMNE.
LD-ja: Numrat s'janë, përkrahim zgjedhjet
Me qëndrim se mungojnë numrat e nevojshëm të deputetëve për ndryshimet ksuhtetuese edhe Pavle Trajanov nga Lidhja Demoratike. I bashkohet thirrjes për zgjidhje të parakohshme parlamentare.
“Nuk ekziston konsensus më i gjërë politik për ndryshimet kushtetuese. Ne si parti politike që nga dita e parë ku arriti i ashtuqujturi propozim francez, ishim kundër sepse kemi vërejtje serioze.”, tha Pavle Trajanov nga Lidhja Demoratike.
Deri te Komisoni Evropain Pavle Trajanovi me kërkesa: reciprocitet për komunitetin maqedonas që jeton në Bullgari, garanca se çështjet bilaterale nuk do të mund të jenë bazë për bllokimin e vendit drejt BE-së dhe e treta, vendim të miratuar nga UE-ja se gjuha maqedonase do të jetë zyrtare pas pranimit në saj në BE.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
