Maqedoni
Golem, tre turiste nga RMV shpëtuan nga mbytja
20.08.2023 15:20
Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit pasditen e kësaj të shtune...

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten në plazhin e Golemit pasditen e kësaj të shtune.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Të trija këto shtetase të moshës 48, 66 dhe 60 vjeç janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se tre pushueset nga Maqedonia e Veriut janë shtruar në repartin e reanimacionit, por dy prej tyre, ato të moshave 66 dhe 60 vjeç janë në gjendje të rëndë, ku njëra është futur në intubim.
Këtë fundjavë, deti ka qenë i trazuar e me dallgë, duke bërë që të rritej rreziku për mbytjen e pushuesve.
Në shumë plazhe në kullat e vrojtimit është ngritur flamuri i kuq, që do të thotë se ndahohej larja e pushuesve në det, por jo në të gjitha rastet sinjalistika është respektuar.
LULJETA NDOKA
