Maqedoni
Vizita e fëmijëve tek oftalmologu e rëndësishme për fëmijët e moshës së hershme
20.08.2023 15:39
Viteve të fundit Misnitria e Arsimit përskaj dokumenteve të tjera të nevojshme për rregjistrimin e nxënësve...

Viteve të fundit Misnitria e Arsimit përskaj dokumenteve të tjera të nevojshme për rregjistrimin e nxënësve në klasë të parë, obligoi edhe dëshmi nga vizita e okulistit. Oftalmologu Nadi Rustemi thotë se kjo ka bërë që fëmijët detyrimisht të ekzaminohen për nivelin e shikimit për atë moshë, megjitha apelon që fëmijët të shkojnë për vizitë të syve edhe në moshë më të hershme, me qëllim që të evitohen problemet dhe të arrihen sukses derisa syri gjendet në fazën e zhvillimit.
“Fëmijët janë të vegjël dhe shumica e tyre nuk dijnë edhe numrat as shkronjat dhe është pak problematike për t’u realizuar kjo, megjithatë unë gjithmonë u them të vini për vizitë të dytë pas një muaji kur fëmijët fillojnë shkollën fillojnë të bëjnë mësimin e parë të shkronjave dhe numrave që të mos kemi ndonjë lëshim duke pasur parasysh se një lëshim i vogël tek fëmijët, pasojat janë të mëdha. Pastaj në qoftë se ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me prindët duke pasur parasysh që lëshimet të jenë sa më të vogla ato duhet të vijnë një herë në 6 muaj të vijnë në kontroll.”, tha oftalmologu Nadi Rustemi.
Megjithatë Rustemi shton se sjellja e fëmijëve tek oftalmologu ka ndikuar në përmirësimin e shikimi, edhe nëse janë në moshe 5 apo 6 vjeçare. Apelon për kontrolle të rregullta për moshën e vogël të nxënësve.
“Kontrolli i rregullt i këtyre fëmijëve, mbajtja e syzave ne e kemi shpëtuar fëmijën dhe prindërit dhe fëmijët nuk do të kenë problem me pamjen. Shumica përveç syzeve mbajnë edhe lente kontakti, lentat e kontaktit duhet patur parasysh që në kohën e verës duhet të jenë në duar të pastra, për skak se një infekcion i cili mund të na bëhet mund të shkatojë dëmtime të kornesë të cilët që mund të shkojë deri në heqjen e kornesë që janë sëmundje jashtëzakonisht të mëdha. Duke pasur parasush se shumica e të rinjve vendosin edhe lente kontakti me ngjyrë për bukuri e mira është që ato të merrën në vende adekuate në optikat të cilat mbajnë thjerrëza të cilësisë që mos të kemi problem ose dëmtime të kornesë që kemi pastaj edhe probleme të tjera.”, tha Rustemi.
Rustemi thotë se pacientët që shkojnë në pushime dhe kanë thjerrëza duhet të kenë kujdes të madh sidomos në det sepse futja e ujit në sy, mund të shkaktojë infeksion tek sytë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
