Botë
Shqipëri, fitimi i bankave shënon rekord të ri
20.08.2023 16:39
Në Shqipëri, fitimi i sektorit bankar, shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti....

Në Shqipëri, fitimi i sektorit bankar, shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti. Banka qendrore thotë se, fitimi neto i sektorit shënoi një rritje prej 127%. Pra për çdo 100 Euro të investuar u fituan 127 Euro.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, shifrat e raportuara tregojnë se fitimi progresiv neto në fund të gjashtëmujorit arriti në 13.6 miliardë lekë, ose 131 milionë Euro. Në vlerë absolute, fitimi i sektorit bankar ka prekur një rekord të ri historik për 6-mujorin e parë të vitit. Nga 11 banka të sektorit, 10 prej tyre rezultonin me fitim.
Analistët nënvizojnë se rezultatet në rritje të bankave janë mbështetur paralelisht nga rritja e të ardhurave neto nga interesat dhe nga rritja e të ardhurave të tjera.
