Botë

Papa thirrje botës: Jepni fund epidemisë së armiqësisë

20.08.2023 17:17

Bota po vuan nga një epidemi armiqësie, kështu është shprehur Papa Françesku gjatë denoncimit të fundit...

Bota po vuan nga një epidemi armiqësie, kështu është shprehur Papa Françesku gjatë denoncimit të fundit për “nënçmimin e kulturës” dhe fokusimin tek antivlerat.
 
Kreu i Selisë së Shenjtë i bëri thirrje botës për t’i dhënë fund “ndarjeve dhe refuzimeve” .
 
“Ndërsa, për fat të keq, lufta dhe përçarjet mbjellin pakënaqësi dhe frikë në zemra, dhe tjetri që është ndryshe nga unë shpesh perceptohet si rival, komunikimi global bën që ky qëndrim i përhapur të kthehet në një mentalitet dhe dallimet shfaqen si simptoma armiqësie. Dhe kur kjo ndodhë, ne kemi hyrë në një lloj epidemie armiqësie”-  tha Françesku në një mesazh të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, dërguar organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Takimit të ardhshëm të Riminit për “Miqësinë mes popujve”.