Botë

Nigeri, Tchiani dëshiron të krijojë qeveri transitore

20.08.2023 17:34

Lideri i puçit në Niger, Abdourahmane Tchiani, ka thënë se dëshiron të krijojë qeveri transitore e cila, do të mbetej në pushtet për “jo më shumë se tri vjet”....

Lideri i puçit në Niger, Abdourahmane Tchiani, ka thënë se dëshiron të krijojë qeveri transitore e cila, do të mbetej në pushtet për “jo më shumë se tri vjet”. 
 
Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror më 20 gusht, Tchiani, po ashtu, i paralajmëroi shtetet e huaja kundër ndërhyrjes ushtarake në Niger. Ai tha se dëshiron të ketë “dialog kombëtar gjithëpërfshirës” brenda 30 ditëve dhe të konsultohet me të gjithë qytetarët e Nigerit. Tchiani u bë lider i Nigerit muajin e kaluar, pas një grusht shteti tronditës, gjatë të cilit garda presidenciale e arrestoi dhe e rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum. Dialogu kombëtar do të ofronte bazën për krijimin e një kushtetute të re, tha Tchiani, duke nënvizuar se vendimet do të merren “pa ndërhyrje të jashtme”.