Botë

Zjarre të mëdha në rajon dhe botë

20.08.2023 17:56

Në Greqi vazhdohet lufta me flakët ku zjarri i madh shkatëroi pyjet në kufirin verilindor me Turqinë...

Në Greqi vazhdohet lufta me flakët ku zjarri i madh shkatëroi pyjet në kufirin verilindor me Turqinë. 8 fshatra janë evakuuar shkak i të cilit kanë qenë temperaturat e larta, erërat e forta dhe një thatësirë që po zgjat me javë të tëra, gjendje e cila vijoi me djegeje të pyjeve dhe shkureve. Zjarri në pyll shpërtheu herët të shtunën në afërsi të fshatit Melia, në lindje të qytetit të Alexandroupoli.
 
Nuk pati raportime për lëndime të zjarrfikësve apo banorëve, por autoritetet thanë se disa shtëpi pësuan dëmtime në dy nga fshatrat e evakuuar.
 
Sirenat e alarmit në Maui të Havait, të cilat nuk u aktivizuan rezultuan me vdekje të mbi 100 personave gjatë zjarreve vdekjeprurëse ku 5 nga 80 sirenat e alarmit janë të instaluara në zonën turistike Lahaina, e cila u shkatërrua krejtësisht nga zjarri. Kreu i agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Maui, Herman Andaya, dha dorëheqjen për arsye shëndetësore. Ai u pyet më herët këtë javë për sirenat që nuk ranë.
 
“Sirenat përdoren kryesisht për cunamet. Publiku është përgatitur që të gjejë terren më të lartë kur bien sirenat. Do të kishin shkuar drejt zjarrit”, tha zoti Andaya.
 
Presidenti Biden dhe Zonja e Parë pritet të udhëtojnë të hënën drejt Mauit, për të parë nga afër shkatërrimin, për t’u takuar me të mbijetuarit dhe me udhëheqësit vendas. Zjaret rrethojnë edhe qytete në Kanada pasi zjarret “në zhvillim të shpejtë” kërcënuan pjesë të mëdha të luginës piktoreske Okanagan, duke përfshirë qytetin e Kelowna. Të shtunën në shpejtësi u larguan banorët ndërsa situata e ecjes me varkë ishte “shumë dinamike”.
 
Rreth 30,000 njerëz ishin nën urdhrat e evakuimit, ndërsa 36,000 të tjerë ishin në gatishmëri për të qenë gati për të ikur. Kelowna, një qytet me 150,000 banorë, u mbyt nga tymi i dendur pasi u bë qendra e fundit e popullsisë e goditur nga një nga zjarret e shumta që përvëluan Kanadanë këtë verë. Kanadaja po përjeton një sezon rekord zjarresh. 
 
ARDITA RAMADANI