Maqedoni
LSM letër deputetëve: Të ulen rrogat e zyrtarëve
21.08.2023 14:15
Lidhja e Sindiakatave iu është drejtuar me anë të një letre deputetëve, duke kërkuar ndryshime urgjente ligjore...

Lidhja e Sindiakatave iu është drejtuar me anë të një letre deputetëve, duke kërkuar ndryshime urgjente ligjore për rrogat e zyrtarëve të cilat u rritën për 78%, përkatësisht kërkohet që ato të kthehen siç ishin. Nga Lidhja e Sindikatave vlerësojnë se kësaj kategorie në mënyrë të pa meriutuar u janë rritur rrogat.
“Bartësit e funksioneve në vend që të mendojnë për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, për punëtorët dhe pensionistët, mendojnë vetëm për vete dhe nevojat e tyre, duke mundësuar pa arsye reale dhe të arsyeshme për angazhimin dhe punën e tyre, rritje enorme të rrogave prej 78% përnjëherë. Diçka e tillë nuk është e njohur as te fqinjët tanë, e as te ndonjë shtet tjetër në botë.”
Në letrën dërguar kuvendit propozohet që rritja e rrogave të jetë e njejtë si për adminsitratën publike ashtu edhe për zyrtarët në përputhje me marrveshjen kolektive. Konkretisht propozohet që nëse rrogat rriten për 10% nga shtatori, ndërsa nga marsi 2025 do të hyjë në fuqi parimi rroga mesatare bruto e shumzuar me me koeficientin e kompleksitetit të obligimeve të punës, e njejtë të vlejë edhe për zyrtarët e zgjedhur dhe të emruar.
GYLTENE SINANI
