Maqedoni
LSDM: Do të bëjmë gjithçka për ta tejkaluar bllokadën
21.08.2023 14:40
LSDM vazhdon të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese....

LSDM vazhdon të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Nga partia në pushtet thonë se së bashku me bllokun pro evropian do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta kaluar bllokadën që po vjen nga opozitarja VMRO-DPMNE.
“Blloku pro evropian në krye me LSDM-në do të bëjë gjithçka për ta kaluar këtë bllokadë. Procesi i ndryshimeve kushtetuese në kuvendin maqedonas vetëm sa ka filluar. Aktualisht e përkrahin mbi 70 deputet do të vazhdojmë të punojmë për sigurinin e shumicës së nevojshme. Bëhet fjalë për ardhmërinë evendit, ardhmërinë e popullit maqedonas, qytetarëve, ardhmërinë e fëmijëve që po rriten sot, e që dëshirojmë të jetojnë një të nesërme më të mirë.”, tha Martin Kostovski nga LSDM.
VMRO-DPMNE: Xhaferi po shkelë aktet juridike dhe procedurat
Ndërsa nga VMRO-DPMNE sërish kanë kritikuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi për mos vënien në votim të ndryshimeve kushtetuese edhe pse në sallën kuvendore në përfundim të debatit kishte numër të mjaftueshëm deputetësh.
“Xhaferi është vënë në rolin e shpëtimtarit të foteljeve qeveritare, duke shkelur akte juridike dhe procedura. Xhaferi është i vetëdijshëm se kurdo që të vendosen ndryshimet kushtetuese në votim ato do të dështojnë. Pas asajë nuk mbetet asgjë tjetër përveç shkuarjes në zgjedhje prandaj Xhaferi po prolongon. E ftojmë Talat Xhaferin të vetëdijesohet dhe ti vendosë në votim ndryshimet kushtetuese, samë gjat pushteti mbahet artificialisht aq më keq për Maedoninë, por edhe më të thellë do ta kenë humbjen.”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Xhaferi: Vendimet e mija të bazuara në rregullore
Por kryeparlamentari Talat Xhaferi ka mohuar akuzat e opozitës për shkeljen e rregullores gjatë ndërprerjes së seancës kuvendore për ndryshimet kushtetuese. Kryeparlamentari thot se veprimet e tij janë bazuar në nenin 81 të rregullores.
“Neni 81 i rregullores paragrafi nji Kryetari i Kuvendit Mundet ta ndërpres seancën nëse nuk ka shumicë të nevojshme për vendimmarrje dhe në rastet e tjera kur do të vlerësojë se kjo është e domosdoshme. Në paragrafin nji që sapo e citova është e qartë se kjo është kompetencë ekskluzive e kryetarit të parlamentit të vlerëson situatën për vendimin për të ndërprerë punimet e seancës.”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Poashtu Xhaferi tha se vazhdimin e seancës nuk e caktojnë deputetët në konferenca për shtyp por kryetari i kuvendit. Xhaferi me këtë rast citoi paragrafin 5 të nenit 81 në të cilin thuhet se kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e cakton kryetari i kuvendit.
ERSAN PAJAZITI
