Maqedoni

LSDM: Nuk e kemi lexhuar letrën e LSM-së

21.08.2023 15:22

Partia në pushtet LSDM ende nuk e ka parë letrën e Lidhjes së Sindikatave për uljen e rrogave të zyrtarëve...

Partia në pushtet LSDM ende nuk e ka parë letrën e Lidhjes së Sindikatave për uljen e rrogave të zyrtarëve, por nga kjo parti thonë se në vazhdimsi angazhohen për rritjen e pagave dhe pensioneve. 
 
“Edhe në shtator sipas marrëveshjes kolektive do të ketë rritje të rrogave për 10%. Nuk do të ndalemi këtu derisa jemi në pushtet, e shpresojmë të jemi më gjatë rrogat në këtë shtet do të rriten ashtu si edhe pensionet.”, tha Martin Kostovski nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Kërkesat e qytetarëve dhe LSM-së të arsyeshme
 
Politikat e pushtetit i kanë varfëruar qytetarët thonë nga opozitarja VMRO-DPMNE, duke shtuar se e kuptojnë kërkesën për uljen e pagave të zyrtarëve.
 
“E kuptojmë plotësisht frustrimin e qytetarëve dhe sindikatave. Pushteti patjetër të gjejë mënyrën se si të vjedh më pak kështuqë do të ketë mundësi që më shum tu jep qytetarëve.”, tha Marija Miteva ngaVMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se nëse vijnë në pushtet do ta hapin çështjen e revidimit të pagave të zyrtarëve. 
 
SEDAT SELIMI