Maqedoni
Mjekët amë do të përshkruajnë terapi për sëmundje kronike
21.08.2023 15:45
Mjekët e familjes do të kenë më shumë përgjegjësi....

Mjekët e familjes do të kenë më shumë përgjegjësi. Në vend të specialistëve, tani e tutje do të përshkruajnë edhe terapi për sëmundjet kronike, si dhe do të bëjnë diagnostikimin dhe zbulimin e sëmunjdes. Kjo është e para nga një seri reformash që duhet të transformojnë në shëndetësinë primare. Sipas ministrit Mexhiti, qëllimi është që qytetarët të marrin shërbime në qytetin e tyre, e jo të udhëtojnë në ndonjë klinikë në Shkup. Kjo gjithashtu duhet të lehtësojë sistemin “Termini im”.
“Me këtë do të lehtësojmë punën në gjith shtetin, turma që bëhej me terminet, nuk ka terminë në shëndetësinë sekundare dhe terciale tek specialistët. Me këtë edhe lehtësohet numri i madh i kërkesave të termineve tek specialistët, normalisht kur ka nevojë do të ketë rrugë të sakta se si do të lëvizë pacienti.”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Mjeku Zlate Mehmedoviç do të jetë udhëheqës i ekipit që do të zbatojë reformat. Ai thotë se mjekët amë do të marrin udhëzime dhe protokolle që duhet ti ndjekin gjat trajtimit, skriningut të astmës, presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe hipotireozës. Në sistemin “Termini im” është planifikuar të ketë një modul të veçantë që do të tregojë se cili pacient me sëmundje kronike trajtohet keq dhe cili është në rrezik.
“Këtë edhe mjekët amë e kanë kërkuar përmes shoqatave të tyre që të munden më mirë ti kontrollojnë pacientët e tyre e marrin përmes implementimit në udhëzime profesionale nuk do të humbim asgjë në cilësinë e kontrollit të pacientëve, protokolet e njejta që janë përcjellë nga specialistët tash do të përcjellen nga mjekët amë.”, tha Zllate Mehmedoviç, koordinator i reformave në shëndetësinë primare.
Mehmedoviç njoftoi se udhëzime për punë do të marrin edhe pediatrët dhe gjinekologët. Reforma duhet të përfundojë deri në vitin 2025 dhe zbatohet në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
