Maqedoni
Flamuri me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, Spasovski: Punojmë në zbardhjen e plotë të rastit
21.08.2023 16:03
Misnitria e Punëve të Brendëshme po punon në zbardhjen e plotë të identitetit të personit i cili mbante në dorë flamurin e Shqipërisë së Madhe...

Misnitria e Punëve të Brendëshme po punon në zbardhjen e plotë të identitetit të personit i cili mbante në dorë flamurin e Shqipërisë së Madhe në tubimin në Tetovë, thot Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Konform rekomandimeve të Prokurorit do të merren masat ka thënë Spasovski.
“Kemi informacione që grumbullohen tashmë nga kolegët e SPB-Tetovë dhe në nivel të Ministrisë. Unë mendoj se do të vërtetohet identiteti i këtij personi. Klasifikimi, padyshim se është vepër penale. Konform rekomandimeve që do t`i jep Prokurori Publik, në bazë të kësaj do të merren masat adekuate.”, tha misnitri e Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Sipas Spasovskit në këtë tubim ka pasur edhe persona që nuk janë shtetas të RMV-së dhe nëse konstatohet se bëhet fjalë për shtetas të huaj, atëherë, siç tha, do të shpallet fletarrest ndërkombëtar dhe do të aktivizohen të gjitha mekanizmat për zbardhjen e rastit. Ministri i brendshëm foli edhe për ndrrimin e dokumenteve personale, të cilat deri në shkurt të vitit të ardhëshëm duhet të jenë me emrin e ri të shtetit. Deri më tani rreth një milion qytetar kanë bërë ndrrimin e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues të shtetit. Ndërsa qytetarët që nuk arrijnë të pajisen me dokumente të reja personale deri në afatin e paraparë, ministri Spasovski tha se nuk do të ketë gjoba.
ARMEND MURSELI
