Botë

Ukrainë, shtatë të vdekur në Chernihiv

21.08.2023 16:25

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Bahmut në periferi të Artemovsk-së, ku njoftohet për të paktën dy ushtarë rus të vrarë...

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Bahmut në periferi të Artemovsk-së, ku njoftohet për të paktën dy ushtarë rus të vrarë. Në Chernihiv nga sulmet me raketa ruse, shtatë persona humbën jetën. Si rezultat i sulmeve janë dëmtuar gjithsej 66 ndërtesa banimi, 10 ndërtesa administrative dhe 67 automjete. Tragjedia më e madhe ndodhi në Teatrin e Muzikës dhe Dramës në Chernihiv ku njerëzit ishin grumbulluar për të parë një ekspozitë.
 
“Ishte e gabuar të mblidheshin njerëz këtu. Një ekspozitë e tillë, një tubim i tillë duhet të ishte bërë diku jashtë qytetit. Kanë vënë në rrezik civilët. Sa njerëz vdiqën, sa shumë fëmijë u plagosën... Ata sollën pikëllim në çdo familje.”, tha Larysa, kreu i departamentit të logjistikës.
 
Zelensky: Rusia dëshiron ta sundojë botën
 
Sipas presidentit të Ukrainës, Rusia nuk mjaftohet vetëm pushtimin e Ukrainës, por synimi i saj është të zaptojë të gjithë Evropën dhe botën.
 
“Tani e keqja ruse godet me dhimbje dhe vdekje qytetet dhe fshatrat e Ukrainës, por ata thonë hapur se Ukraina nuk na mjafton. Më vonë pas vendit tonë ata duan ta çojnë këtë vuajtje më tej në Evropë dhe në botë. Të gjithë fqinjët e Rusisë janë nën kërcënim nëse Ukraina nuk mbrohet.”, tha presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Ndërkohë Danimarka dhe Holanda kanë vendosur ta ndihmojnë Ukrainën me 42 aeroplan F16.  Presidneti ukrainas Zelensky e ka mirëpritur vendimin, por Moska nga ana tjetër tha se vendimi i Danimarkës dhe Holandës për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë do ta përshkallëzonte luftën.
 
FARIJE DAUTI BAKIU