Ekonomi
Oda agro-biznesore: Në shtator mund të ketë rritje çmimesh
21.08.2023 16:44
Nga shtatori mund të ketë rritje të çmimeve të bukës dhe prodhimeve ushqimore...

Nga shtatori mund të ketë rritje të çmimeve të bukës dhe prodhimeve ushqimore, paralajmërojnë nga oda agro-biznesore. Kryetari i kësaj ode Goran Gjorgjievski tha se rritja e çmimeve mund të jetë si pasojë e prishjes së marrëvershjes së Rusisë për eksport të grurit ukrainas, gjë që ka çuar në rritje të çmimeve nëpër bursa për 10%.
“Rritja e çmimeve të produkteve të qumështit dhe atyre të mishit mundet të inicon që çmimet e prodhimit të rriten në industrinë ushqimore, ashtu që këtë periudhë nuk ka rritje, por nga shtatori sërish do të shqyrtojmë dhe do të shikojmë se si do të jenë lëvizjet nëpër bursa dhe në bazë të asaj, kompanitë e caktuara do të reagojnë dhe do të shohim nëse do të ketë rritje të përcaktuar.”, tha Goran Gjorgjievski, kryetar i odës agro-biznesore.
Nga Lidhja e Sindkatave thonë se sipas informacioneve të tyre disa produkte janë me çmime për 40% më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Apelojnë që qeveria të sjell masa për ngrirje të çmimeve. Ndërkohë, sipas njoftimeve, nga muaji i ardhshëm mbi 1500 produkte që shteti i konsideron luksoze do të kenë çmime më të larta, pasi TVSh do të rritet nga 5 në 10%. Se cilat janë ato, nuk është zbuluar ende. Mirëpo, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka premtuar se nëse ka nevojë, qeveria do t'i ndihmojë qytetarët me një pako të re masash.
BELINDA KOKA ADEMI
