Maqedoni
Sulmohet ekipi i TV Alsat, SHGM dënon sulmin, kërkon masa nga MPB
21.08.2023 17:23
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është sulmuar ekipi i televizionit Alsat nga një person që kishte aty pranë edhe dyqanin....

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është sulmuar ekipi i televizionit Alsat nga një person që kishte aty pranë edhe dyqanin. Siç kanë bërë të ditur nga ky televizion sulmi fillimisht ka qenë verbal dhe më pas fizik, me çrast më së shumti ka pësuar kameramani të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore.
Lidhur me incidentin ka reaguar Shoqata e Gazetarëve e cila kërkon nga Minsitria e Punëve të Brendëshme të kryej hetime të shpejta dhe efikase për sulmin ndaj kolegëve të TV Alsat.
“Potencojmë se kërcënimet për jetë paraqesin vepër penale në Kodin penal, ndrësa MPB dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht ti hetojnë dhe procesuojnë me qëllim që ti dënojnë ata që e shkelin ligjin, dhe të parandalojnë vepra të këtilla eventuale penale.”, thonë nga SHGM.
