Botë

Bastiset shtëpia e aktivistëve pro Kremlinit në Gjermani

21.08.2023 18:09

Shtëpia e dy aktivistëve pro-Kremlinit në Gjermani është bastisur...

Shtëpia e dy aktivistëve pro-Kremlinit në Gjermani është bastisur pasi dyshohet se ata shkelën një ligj për prodhimin dhe transferimin e armëve të luftës. 
 
Max Schlund dhe partnerja e tij, Elena Kolbasnikova, thuhet se kanë organizuar tubime të shumta duke protestuar kundër mbështetjes së Gjermanisë për Ukrainën.
 
Ulf Willuhn, një përfaqësues i prokurorëve publikë të Këlnit, konfirmoi se shtëpia e tyre u kontrollua për një shkelje të mundshme të Aktit të Kontrollit të Armëve të Luftës.  Akti rregullon prodhimin, shitjen dhe transferimin e armëve – duke filluar nga granatat e dorës dhe pushkët automatike deri te avionët luftarakë.
 
Nuk është hera e parë që prokurorët kontrollojnë shtëpinë e çiftit. Në janar u raportua se dyshja mblodhi dhe dhuroi fonde nga mbështetësit gjermanë për një divizion të ushtrisë ruse që luftonte në Ukrainë, e cila u përdor për të blerë radio, kufje dhe telefona. 
 
Prokurorët kontrolluan pronën në mars, duke kërkuar prova për të vërtetuar raportet. Willuhn mohoi se bastisja e fundit ishte e lidhur me ndihmën e çiftit për Donbasin në Ukrainën lindore. Policia zbarkoi në shtëpinë e çiftit dhe Schlund mbeti i plagosur gjatë kontrollit të banesës, pohoi një nga mbështetësit e tyre në Telegram.
 
Avokati i çiftit tha se prona ishte dëmtuar gjatë kontrollit dhe se Schlund kishte mbetur me mavijosje dhe plagë të vogla në trup.