WTA 1000 Sinsinati, triumfon Gauff
21.08.2023 18:13
Amerikania Kori Gauff, ka dal fituese e WTA 1000 turneut për tesniste në Sinsinati...

Amerikania Kori Gauff, ka dal fituese e WTA 1000 turneut për tesniste në Sinsinati. Ajo në finale me 2:0 në seta (6-3, 6-4) e mundi çeken Karolina Muchova. Për amerikanen 19-vjeçare është ky trofeu i pestë i fituar në WTA turnetë, prej të cilëve tre i ka fituar këtë vit.
Trimfi në Sinsinati është arritja më e madhe në karrierën e saj. Në kohë të njëjtë Gauff, u bë edhe tensitja më e re në moshë që ka triumfuar në Sinsinati. Kështu Muçova, mbeti vetëm me një trofe të fituar në karierën e saj edhe atë të fituar para katër viteve.
