Refer polak për ndeshjen Struga Trim Lum dhe Breidablik
21.08.2023 18:21
UEFA, ka caktuar referët për të drejtuar ndeshjet e para të “play-offit”, të garës....

UEFA, ka caktuar referët për të drejtuar ndeshjet e para të “play-offit”, të garës së tretë që zhvillohet nën ombrellën e saj. Arbitri polak Damian Sylwestrzak, do të drejtojë ndeshjen mes Struga Trim Lum dhe Breidablik nga Islanda, që do të luhet të enjten më 24 gusht në Ohër.
Takimi i vlefshëm për “play-offin”, Ligës së Konferencës së UEFA-së. Atij në këtë ndeshje do ti asistojnë bashkëkombësit e tij Bartosz Heinig - Adam Karasewicz. Polaku në këtë sezone eliminatore drejtoi ndeshjen Makabi Haiffa – Sherif Tiraspol, ku përdori 11 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Për arbitrin polak 31- vjeçar, përballja Struga Trim Lum – Breidablik, do të jetë vetëm ndeshja e tij e tretë evropiane në konkurrencë të seniorëve.
