Botë

Von der Leyen: Duhet t’i afrojmë më shumë aspirantët për në BE

21.08.2023 18:22

Përafrimi i shteteve që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë shumë më shpejt...

Përafrimi i shteteve që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë shumë më shpejt ka deklaruar në Athinë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Na duhet t’i sjellim miqtë tanë, aspirues për anëtarësim në BE shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt”, shkruan von der Leyen në një postim në Twitter nga Athina.

“Gëzohem që jam në Athinë, për të diskutuar për përspektivën evropianë të fqinjëve tanë dhe parterëve në Ballkanin Perëndimor dhe Lindor”. Ajo thotë se “do të vazhdojmë t’i heqim barrierat mes rajoneve tona”.

Ursula von der Leyen, po qëndron në Athinë, me ftesë të kryeministrin grek, Kyriakos Mitzotakis, për një darkë joformale me liderë të Ballkanit Perëndimor, në 20 vjetorin e Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Në darkën joformale në Athinë, po merr pjesë edhe Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski, kryemisnitri I Kosovës Albin Kurti dhe liderët tjerë rajonal.