Botë

Një tërmet i fuqishëm lëkund vendpushimin turistik turk dhe ishujt grekë

21.08.2023 19:24

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme vendqëndrimin turistik të Muglas në Turqi....

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme vendqëndrimin turistik të Muglas në Turqi.
 
Sipas deklaratës së agjencisë kundër fatkeqësive natyrore në Turqi, tërmeti ka magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e ka pasur në zonën Marmaris të Muğla-s.
 
Tërmeti me thellësi 61.85 kilometra është ndjerë edhe në İzmir, Aydin, Bodrum dhe disa prej ishujve grekë.
 
Ndërkohë, një tjetër velrësim ka bërë Instituti Gjeodinamik i Athinës, që njofton se tërmeti ka qendrën në bregdetin turk, rreth 35 km në verilindje të ishullit të Symit dhe thellësia fokale ka qenë 57.8 kilometra.