Budapest 2023, amerikanët dominuan në ditën e tretë të garave

22.08.2023 12:47

Amerikania Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës....

Amerikania Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës. Atletja 23-vjeçare realizoi kohën 10.65 sekonda, duke vendosur një rekord të ri personal në kampionatin botëror. Pas saj mbeten dy atletet xhamaikane  Sherik Xhekson (29) dhe legjenda Shelly-Ann Fraser-Prajs (36), të cilat me 10.72 dhe 10.77 fituan medaljen e argjend gjegjësisht të bronztë.
 
Amerikani Grent Hollouei, arsyetoi epitetin e favoritit dhe  fitoi medaljen e tij të tretë të artë në Kampionatet Botërore të Atletikës në 110 metra me pengesa për meshkuj. Ai realizoi kohën 12.96 sekonda, më e mira e këtij sezoni. Medalja e argjendtë i takoi kampionit actual olimpik xhamaikanit Hansle Parchment (33) me kohën 13.07. Për 33 – vjeçarin ishte kjo medalja e dytë e argjendtë e fituar në kampionatet botërore.
 
Në hedhjen e diskut, kampioni olimpik Daniel Shtahl fitoi medaljen e artë në tentativën e fundit, duke befasuar Kristian Ceh. Suedezi Shtahl e hodhi diskun 71.46 metra, duke vendosur rekord në kampionatin botëror. Tani më ish kampioni slloveni Çeh, u desh të kënaqet me medaljen e argjendtë. Kampioni aktual evropian lituane zi  hedhjen 68.85 m., fitoi medaljen e bronztë. 
 
Hugues Fabrie Zango (30) nga Burkina Faso, ka dalë kampion bote në disiplinën kërcim tre hapësh. Ai në serinë e pestë ia doli të kërcejë 17.64 m., ashtu që pas tij la kubane zët  Martinez (17.41m) dhe Napoles (17.40m.). 
 
 
REZULTATET E  FINALEVE,
 
ATLET,
110m pengesa:
  • 1. Grant Holloway (SHBA) 12.96
  • 2. Hansle Parchment (Jam) 13.07
  • 3. Daniel Roberts (SHBA) 13.09
  • 4. Freddie Crittenden (SHBA) 13.16
  • 5. Shunsuke Izumiya (Jap) 13.19
  • 6. Sasha Zhoya (Fra) 13.26
  • 7. Jason Joseph (Zvi) 13.28
  • 8. Wilhem Belocian (Fra) 13.32
trehapësh:
  • 1. Hugues Fabrice Zango (B. Faso) 17.64m
  • 2. Lazaro Martinez (Kuba) 17.41
  • 3. Cristian Napoles (Kuba) 17.40
  • 4. Yaming Zhu (Kina) 17.15
  • 5. Yasser Mohammed Triki (Algj) 17.01
  • 6. Yaoqing Fang (Kina) 17.01
  • 7. Will Claye (SHBA) 16.99
  • 8. Emmanuel Ihemeje (Ita) 16.91
disk:
  • 1. Daniel Stahl (Sue) 71.46m
  • 2. Kristjan Çeh (Slo) 70.02
  • 3. Mykolas Alekna (Lit) 68.85
  • 4. Matthew Denny (Aus) 68.24
  • 5. Fedrick Dacres (Jam) 66.72
  • 6. Andrius Gudzhius (Lit) 66.16
  • 7. Lukas Weisshaidinger (Aut) 65.54
  • 8. Henrik Janssen (Gjer) 63.80
 
ATLETE,
100m:
  • 1. Sha'Carri Richardson (SHBA) 10.65
  • 2. Shericka Jackson (Jam) 10.72
  • 3. Shelly-Ann Fraser-Pryce (Jam) 10.77
  • 4. Marie-Josee Ta Lou (Br. Fil.) 10.81
  • 5. Julien Alfred (S. Luc) 10.93
  • 6. Ewa Swoboda (Polj) 10.97
  • 7. Brittany Brown (SHBA) 10.97
  • 8. Dina Asher-Smith (VB) 11.00
  • 9. Tamari Davis (SHBA) 11.03