Liga e Parë vjen në mes javë
22.08.2023 13:03
Elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë në javën e katërt e cila do të luhet në mes javë....

Elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë në javën e katërt e cila do të luhet në mes javë. Kësisoj java e katërt e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, do të luhet në tre ditë të ndryshme. Të mërkurën do të luhet derbi lokal Makedonija Gj.P – Shkupi, e cila do të zhvillohet në lagjen Gjorçe Petrov. Dy skuadrat pa pikë të fituara në tre javët e para Gostivari dhe Vardari, do të luajnë në terren vendas. Gostivari do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Vardari me Sileksin.
Shkëndija – Bregallnica, që kanë nga 6 pikë do të përballen mes vete në Tetovë. Ditën e enjte kryesuesi i renditjes Brera, në terren vendas do të jetë nikoqire e befasisë më të madhe Tikveshit. Ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet me 27 shtator në Ohër, ku do të luhet derbi më i madh i skuadrave liqenase mes Voska Sport dhe kampionit në fuqi Struga Trim Lum.
Liga e Parë – Java e IV
- Makedonija Gj.P- FC Shkupi
- Vardari – Sileksi
- Gostivari – Rabotniçki
- Shkëndija – Bregallnica
- Brera – Tikveshi
- Voska S. – Struga TL
