Botë

Masakra nga “Boko Haram” në Nigeri, dhjetëra të vrarë në një fshat

06.03.2015 14:09

Të paktën 64 persona janë vrarë në një fshat të Nigerisë nga militantët e “Boko Haram”...

Persona të armatosur masakruan burra e djem dhe më pas i vunë zjarrin banesave të fshatit Njaba në verilindje të Nigerisë, kanë thënë banorët që i mbijetuan sulmit.

Bastisja ndodhi të martën në mëngjes, por nuk është raportuar menjëherë për shkak të largësisë së zonës.

Militantët e “Boko Haram” kanë vrarë me mijëra njerëz, kryesisht në verilindje të Nigerisë, në përpjekje për të krijuar “Shtetin Islamik”.

Muajin e kaluar, mbi 300 militantë të fraksionit “Boko Haram” u vranë në një seri operacionesh ushtarake tokësore e ajrore në verilindje të Nigerisë.