Maqedoni

Qeveria, vendim për konvikt studentor në Tetovë

22.08.2023 17:30

Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e konviktit studentor në Tetovë...

Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e konviktit studentor në Tetovë. Këtë e bëri të ditur numri dy i qeverisë Artan Grubi, nëpërmjet rrjeteve sociale. 
 
“Tetova, vatra e dijes studentore do të bëhet me Konvikt Shtetëror Studentor. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendim për themelimin e këtij institucioni me kapacitet akomodues prej 300 shtretër. Me këtë synojmë të lehtësojmë jetën studentore të të rinjve duke reduktuar shpenzimet dhe duke ofruar cilësi hapësinore sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.”, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. 
 
Vendimin e ka mirëpritur edhe ministri i arsimit, Jeton Shaqiri. 
 
“Jam shumë i lumtur që në Qeveri sot votuam vendimin për themelimin e Konviktit studentor Tetovë. E gjithë puna e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të ardhur në fazën finale, u kurorëzua me vendimin në qeveri për tu rrumbullakësuar procesi. Le të jetë ky lajm i ditës dhe dua ta pranoj që është një ndër synimet që e kemi arritur me vullnet”, ka tehksuar minsitri Shaqiri.