Botë

Ukrainë, luftime afër impiantit bërthamorë

22.08.2023 17:48

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa Zaporizhian....

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa Zaporizhian. Luftimet janë duke u zhvilluar afër impiantit bërthamor. Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Rusia vazhdon me sulmet, pavarsisht thirrjeve të ndërkombëtarëve që të mos zhvillohen beteja në këtë zonë. Betejat vazhdojnë edhe në Detin e Zi, avionët ushtarak rus kanë shkatërruar një anije, afër objekteve të gazit, njoftoi Ministia ruse e mbrojtjes. 
 
Në të njejtën kohë presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski, mori premtim për mbështetje ushtarake. Greqia premtoi se do të stërvisë pilotët për avionët luftarak F-16 që janë dhënë Ukrainës nga Danimarka dhe Holanda.
 
“Ne kemi një rezultat të rëndësishëm për koalicionin tonë të aviacionit - Greqia do të marrë pjesë në trajnimin e pilotëve tanë në F-16. Greqia iu bashkua edhe deklaratës së grupit të shtatë për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Këtë vit përgatitemi që të inicojmë bisedime për antarsimin e Ukrainës në BE. E faliminderojmë Greqinë që na mbeshtetet në rrugën Eurointegruese.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. 
 
“Greqia ka qenë në anën e Ukrainës që në momentin e parë, duke mbështetur luftën tuaj për të mbrojtur integritetin tuaj territorial dhe sovranitetin kombëtar. Ju siguroj se do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë, sado kohë që duhet për të arritur këtë qëllim të shenjtë. Ne do të qëndrojmë pranë qeverisë tuaj dhe popullit tuaj heroik, i cili ka vuajtur pasojat të një pushtimi illegal.”, tha kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
 
Zelenski në Greqi u takua edhe me liderët e Ballkanit si dhe me përfaqësuesit e lartë të BE-së.  
 
FARIJE DAUTI BAKIU