Botë
Zelensky takoi Vuçiqin në Athinë, a u ra dakord për armë që të mos njihet Kosova?
22.08.2023 18:15
Në margjinat e takimit të liderëve ballkanik me ata evropian në Athinë...

Në margjinat e takimit të liderëve ballkanik me ata evropian në Athinë, ka ndodhur edhe një takim mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq me atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ky takim ka ngjallë reagimin e eurodeputetes, Viola von Cramon, e cila tha se “takimi mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim të mos e njoh pavarësinë e Kosovës”.
“Ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ra dakord të takohet me Volodymyr Zelenskyn për të ushtruar kryesisht presion Ukrainës, armët për mosnjohjen e Kosovës. Unë shpresoj se Zelensky kupton se çfarë rreziku politik mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia e Kosovës dhe stabiliteti janë gjithashtu në interes të Ukrainës.”, shkroi von Cramon.
Goncharenko: Ukraina ta njoh shtetin e Kosovës
Reagim edhe nga deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili ka kërkuar nga Ukraina që ta njeh pavarësinë e Kosovës.
“Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.”, ka deklaruar Goncharenko.
