Maqedoni
Nikollovski: Qeveria miratoi mbështetje finaciare për bujqit
22.08.2023 18:41
Qeveria ka miratuar plotësimin e Programit për realizimin e fondit intervenues për bujqësi për vitin 2023...

Qeveria ka miratuar plotësimin e Programit për realizimin e fondit intervenues për bujqësi për vitin 2023, me qëllim mbështetjen financiare të prodhuesve të grurit, elbit, domateve dhe trangujve.
Siç bëri të ditur minsitri i bujqësisë Lupço Nikollovski në Program janë shtuar tre nënmasa me çka sigurohet mbështetje financiar, prej 3 denarësh për kilogram për prodhimin e grurit, mbështetje financiare për prodhim të materiali bazë të certifikuar vendor nga gjenerata e parë dhe e dytë e grurit dhe elbit. Mbështetje prej 3 denarësh në kilogram – për grurin e prodhuar dhe elbin nga gjenerata e parë dhe e dytë për korrjen 2023.
Poashtu mbështetje financiare për sasinë e shitur të domateve dhe trangujve të prodhuar në kushte të kontrolluara prej 35 denarë në kilogram të domateve që janë prodhuar dhe shitur në periudhën prej 5 prill deri në 31 maj 2023 dhe 30 denarë për kilogram të trangujve të cilët janë prodhuar dhe shitur gjatë periudhës 5 prill deri 15 maj 2023.
Nikollovski njëherit i quajti të pa baza dhe spekulime paralajmërimet për rritjen e çmimit të bukës.
