Futboll

Salah shkatërron Juventusin

06.03.2015 14:13

Juventusi ka mbetur një hap prapa në tentim për t'u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, pasi në shtëpi ka pësuar humbje nga Fiorentina pas një super performance të Mohammed Salah...

Juventusi ka mbetur një hap prapa në tentim për t'u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, pasi në shtëpi ka pësuar humbje nga Fiorentina pas një super performance të Mohammed Salah, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-1.  

Juventusi e filloi takimin tejet i motivuar duke e dominuar fillimin e sfidës. Por, qetësia në Juventus Arena u arrit vetëm pas 11 minutash lojë.

Një depërtim fantastik i bërë nga Mohammed Salah bëri që ky i fundit të lansojë një super goditje në drejtim të portës, për të bërë që epërsia t'i takojë Fiorentinas.

Në minutën e 24 Juventusi u përgjigj kur me një gol nga afërsia ishte Llorente ai që barazoi për 1-1. Juventusi vazhdimisht dominoi, por pjesa e parë përfundoi pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë erdhi edhe goli i fitores për Fiorentinan. Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, sërish i pakapshëm u tregua Salah, i cili befasoi Storarin me një goditje zhagas për të kaluar Fiorentinan për herë të dytë në epërsi.

Deri në fund të ndeshjes Juventusi bëri shumë presion, por ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1.