Botë

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, procesi shtyhet për në nëntor

23.08.2023 13:13

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shtyjë për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë...

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shtyjë për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani do të nisë më 1 nëntor të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se një sërë vonesash në proces e kanë bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator.
 
Ai ka thënë se procesi është shtyrë shkaku i rezistencës nga Komisioni Qendror i Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
 
“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor. Pra, procesi do të fillojë, dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet.”, tha Kurti.