Maqedoni
USAID dhe Konekt promovuan projektin “Bashkohu për shoqërinë”
23.08.2023 13:33
USAID dhe organizata Konekt promovuan projektin “Bashkohu për shoqërinë”....

USAID dhe organizata Konekt promovuan projektin “Bashkohu për shoqërinë”. Bazuar në hulumtimet e tyre nga Organizata Konekt e cila do të implementojë proektin, thonë se qytetarët po bëhen gjithnjë e më të pafuqishëm për ndryshime, këtë presin ta bëjnë komunat por edhe ato nuk kanë resurse që të kujdesen për gjithçka që ndodhë në bashkësi dhe komunë. Edhe organizatat qytetare po ndjehen gjithnjë e më të pafuqishme, derisa bizneset po detyrohen të largohen nga vendi në mungesë të resurseve, te qytetarët ka potencial dhe dëshirë për të bërë më shumë, por mungon sistemi dhe kanalet e komunikimit që do t’u mundësonin qytetarëve, kompanive dhe institucioneve që t’i realizojnë idetë e tyre, tha me këtë rast.
“Askush nga ne nuk jeton i izoluar, asnjë qytetarë, familje, asnjë biznes nuk mund të prosperojë në shoqërinë tonë nuk mund të prosperojë nëse shoqëria jonë nuk është prosperuese. Këtë e dëshmojnë hulumtimet, këtë mendoj se e ndjen secili nga ne. Atëherë kur shohim se shoqëria jonë nuk është prosperuese kërkojmë shoqëri tjetër ku mund të realizohemi dhe ku mund ta realizojmë potencialin tone të plotë.”, tha Nikica Kusinkova nga Konekt.
Bëhet fjalë për proekt i cili do të realizohet në pesë vitet e ardhëshme, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës në shoqëritë tona lokale, ndërsa do të përfshihen edhe komunat, bizneset, sektori civil dhe mediat.
GYLTENE SINANI
