Botë
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE s’ka alternativë
23.08.2023 13:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka raportuar për përfaqësimin e Kosovës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka raportuar për përfaqësimin e Kosovës në 20 vjetorin e shënimit të fillimit të procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian, vizitë kjo e cila u organizua në Greqi.
“Në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin e shtetit në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësimin e mirë”, ka deklaruar Kurti, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një hap të mëtutjeshëm për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Greqisë.
“Për fqinjësi të mirë demokratike e evropiane është e domosdoshme njohja reciproke de-jure e de facto si dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike dhe sipas konventave evropiane.” - ka theksuar Kurti.
Për gjendjen në komunat veriore, ka thënë se duhet parandaluar ri-eskalimi, teksa ka shtuar se “kur s’ka protesta të dhunshme të planifikuara nga Beogradi zyrtar nuk ka deskalim të situatës”.
