Maqedoni

Pensionistët e Sveti Nikollës të vendosur, kërkojnë rritje lineare prej 3500 denarë

23.08.2023 14:16

Pensionistët e Sveti Nikolës me makineri bujqësore kanë bllokuar rrugën që çon në kryqëzimin për autostradën...

Pensionistët e Sveti Nikolës me makineri bujqësore kanë bllokuar rrugën që çon në kryqëzimin për autostradën Sveti Nikollë-Shkup dhe Kumanovë. Ata janë të vendosur në kërkesën për rritje lineare prej 3.500 denarë për të gjithë pensionistët. Trajçe Stamenov, pensionist nga Sveti Nikolla, thotë se me bllokimin e rrugës duan të tërheqin vëmendjen te institucionet kompetente. 
 
“Ne nuk duam 6 për qind, por kërkojmë 3.500 denarë rritje lineare për të gjithë pensionistët. Nuk do të tërhiqemi do të vazhdojmë me protesta. Të mërkurën e ardhshme do të bllokojnë rrugën që çon në kryqëzimin e magjistrales Sveti-Nikole-Shtip. Patjetër të kuptohemi se edhe ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe kemi dhënë kontributin tonë 40 vite dhe për këtë arsye kemi merituar që të jetojmë një jetë më të mirë me standard më të mirë.”, tha Trajçe Stamenov, pensionist nga Sveti Nikolla.
 
I pyetur për vendimin e fundit të Qeverisë për formimin e grupit punues për miratimin e pakos së masave për mbrojtjen e standardit të pensionistëve, Stamenov tha se në grupin punues duhet të përfshihen pensionistët që çdo ditë protestojnë për rritjen lineare të pensioneve. 
 
Nga ana tjetër një mësues në pension, thotë se kostoja e jetesës po rritet çdo ditë dhe me pensionin e tij nuk arrin dot deri në fund të muajit. Poashtu pensionistët e Sveti Nikollës sot morën mbështetje nga fermerët dhe shoqatat e tyre.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI