Maqedoni

Alternativa: Borxhi i ri i EMV-së do shtrenjtojë faturat e rrymës

23.08.2023 14:37

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë marrë borxh të ri prej 100 milionë eurove nga Banka Evropiane...

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë marrë borxh të ri prej 100 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe kjo sipas Alternativës është për shkak të “paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së ekipit menaxhues, i cili e solli EMV-në në situatë  që të zhytet në borxhe për ta vazhduar funksionimin dhe për t’i paguar pagat. Nga kjo parti thonë se EMV-ja për kthimin e kredisë do të kërkojë rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e rënduar edhe më shumë buxhetin familjar.
 
“I bëjmë thirrje KRRE-së që të mos lejojë rritje të çmimit për ESM-në, sepse qytetarët nuk duhet të paguajnë për paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe tekat e menaxhmentit të EMV-së.  Ka qenë EMV-ja ajo që ka qenë fajtori kryesor për kriza e fundit energjetike në Maqedoninë e Veriut, me pamundësinë për të prodhuar energji elektrike të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e vendit.”, theksojnë nga Alternativa
 
Ndryshe sipas kompetentëve, 100 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si kredi duhet të ndihmojnë vendin të përballet me problemet e energjisë elektrike pa u lejuar ta përdorë atë në prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile, si qymyri, nafta dhe mazuti. Më shumë se gjysma e parave ose 55 milionë euro do të shpenzohen për importin e energjisë elektrike të prodhuar ekologjikisht. 24 milionë euro do të jepen për kthimin e kredive të vjetra, ndërsa më shumë se 20 milionë euro janë të destinuara për paga dhe shpenzime bazë që nuk duhet të shpenzohen për prodhimin e energjisë elektrike.
 
SANIJE DURAKU