Ekonomi
Përafrojnë standardin me vendet e BE-së
06.03.2015 15:26
Përfaqësues të institucioneve shkencore dhe arsimore, institucioneve qeveritare, komunitetit të biznesit...

Përfaqësues të institucioneve shkencore dhe arsimore, institucioneve qeveritare, komunitetit të biznesit, mediat dhe sektori civil janë vetëm disa shtresa të cilat mund të thithin mjete nga fondet-IPA të akorduara nga Bashkimi Evropian.
Programet dhe mundësitë për mënyrën e shfrytzimit të tyre u prezentuan në sekretarijatin për çështje evropiane.
Prezentimi i programeve ka për qëllim që të ndihmohet përafrimi i standardeve me vendet e BE-së tha me këtë rast zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi.
“Kjo do të jetë në përkrahje të ndërmarrsisë aftësisë konkuruese të ndërmarrjeve , ndihmesa pë univerzitete, student të cilët do të marrin përvoja të ndryshme në vendet e evropës, kompani, sektori civil, mediat me qëllim që të organizohen këto qëllime për një rritje të zgjuar ekonomike për një rritje të qëndrueshme dhe një rritje përfshirëse apo inkluzive kështu që të kemi një standard më të lartë këtu në Maqedoni sipas atij në BE”, shprehet Zv/kryeministër për çështje Evropiane, Fatmir Besimi.
Gjatë viteve të kaluara janë realizuar mbi 600 projekte të mëdha dhe të vogla nga më shumë fusha nënvizoi Orhidea Kaloshovska nga Sekretarijati për Çështje Evropiane.
Ndërkohë përfaqësuesi Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim ndërkombëtar - GIZ Martin Klauke, në bashkpunim me të cilën u realizua prezentimi i programeve tha se jo të gjitha programet e BE-së janë në dispozicion të vendeve që duan të antarsohen në union mirëpo sipas tij qytetarët e maqedonisë mund të shfrytëzojnë një pjesë të madhe prej tyre.
Ndryshe biletat hyrëse për 10-të programe të BE-së deri në vitin 2020 kapin vlerën prej 70 milion euro nga të cilat 46.6 milion do të mbulohen nga fondet-IPA ndërsa 24.2 do të duhet të mbulohen nga buxheti nacional.
NAIM RAMADANI
