Maqedoni
MPB, 22 vjet nga themelimi i njësistit për intervenim të shpejtë
23.08.2023 16:55
Në 22 vjetorin e themelitit të njësistit policor për intervenim të shpejt në hapësirat e SPB Kumanovë...

Në 22 vjetorin e themelitit të njësistit policor për intervenim të shpejt në hapësirat e SPB Kumanovë u përurua memorial në nderim të 8 efektivëve policor që humbën jetën në konfilktin e vitit 2015 në Lagjen e Trimave. Ministri Spasovski, delegacionet dhe të pranishmit kanë nderuar pjesëtarët e policisë maqedonase të rënë në këtë aksion policor. Ministri Spasovski thotë se duhet nderuar të gjith ata që dhanë jeten për vënien dhe forcimin e themeleve të sigurisë së Maqedonisë.
“Sot në kumanov shënojmë ditën e formimit të njësis speciale elite të ministrisë së punëve të brendshme, në kumanovë sepse këtë përvjetor ia kushtojmë 8 zyrtarëve policor që dhanë jetën në ngjarjen e vitit 2015. Me kët memorial në nder të 8 të zyrtarëve policor, po plotsojmë një obligim, dhe një mesazh se të gjith ata që kanë punuar dhe punojnë për vënien e themeleve të RMV-së duhet të jenë të nderuar nga cdonjëri në vend dhe amenti i tyre është se të gjith duhet të mbrojmë Maqedoninë.”, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Ky memorial le të përcjellë mesazhin e respektit të thellë, dashurisë për atdheun, paqes dhe bashkëjetesës për të gjithë brezat e ardhshëm tha Spasovski në 22 vjeotrin e themelimit të njësistit policor për intervenim të shpejtë.
GAZMEND REXHEPI
