Botë

Dialogu Kosovë-Sërbi, Escobar dhe Lajçak diskutojnë situatën

23.08.2023 17:12

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin, kanë diskutuar “në thellësi” për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
 
“Bashkë me ekipet tona, ne e kaluam ditën e djeshme në një diskutim të thellë për dialogun, gjendjen aktuale dhe rrugën përpara, si dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.”, shkroi Lajçak në Tuiter për takimin e tyre të 22 gushtit në Bruksel.