Botë
Rusia sulmon depozitat e drithërave në Ukrainë
23.08.2023 17:40
Rusia ka nisë një sulm tre-orësh me dronë gjatë natës në rajonin Odesa të Ukrainës...

Rusia ka nisë një sulm tre-orësh me dronë gjatë natës në rajonin Odesa të Ukrainës, duke synuar objektet e eksportit të grurit dhe infrastrukturën tjetër civile, njoftojnë autoritetet ukrainase. Në orën gjashtë të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll. Ndër objektivat e dëmtuara janë edhe objektet ku ruheshin drithërat. Presidenti i Ukrainës u shpeh se me ndihmën e Greqisë do të rimëkëmbet Odessa.
“Pothuajse çdo takim prek mbrojtjen e rrugëve të eksportit nëpër Detin e Zi dhe përmes "korsive të solidaritetit. Një marrëveshje shumë e rëndësishme me Greqinë, për të cilën i jam veçanërisht mirënjohëse Kryeministrit, është gatishmëria e Greqisë për të marrë patronazh për rimëkëmbjen e Odesës sonë. Vendimi nuk është vetëm thelbësor, por edhe shumë simbolik.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Vazhdon samiti i BRICS, Putini, fajson perendimin për luftën në Ukrainë
Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se Moska dëshiron t’i japë fund konfliktit në Ukrainë që ai tha se ishte “shpallur nga Perëndimi dhe satelitët e tij”. Duke folur në samitin e BRICS që po zhvillohet aktualisht në Afrikën e Jugut, Putin përsëriti narrativën e tij se konflikti në Ukrainë ishte një përgjigje ndaj veprimeve të Kievit dhe Perëndimit, duke përfshirë zgjerimin e NATO-s.
“Rusia ka vendosur të mbështesë njerëzit që po luftojnë për kulturën e tyre, për traditat e tyre, për gjuhën e tyre, për të ardhmen e tyre. Veprimet tona në Ukrainë diktohen vetëm nga një gjë - t'i japim fund luftës që u nis nga Perëndimi dhe satelitët e tyre në Ukrainë kundër njerëzve që jetojnë në Donbas. Ne nuk jemi përe luftë por Ukraina nuk dëshiron negociata, është e nxitur nga Perendimi për këtë luftë për të zgjeruar NATO-në.”, tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Samiti i BRICS mbahet në Afrikën e Jugur, ka filluar më 22 gusht dhe do të zgjasë deri më 24 gusht. BRICS është sistem i qeverisjes globale dhe kundërshtim ndaj dominimit ekonomik të vendeve perëndimore. Rusia është një nga pesë vendet anëtare të BRICS. Përveç Rusisë, anëtarë të kësaj organizate janë edhe Brazili, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Këto vende e konsiderojnë veten si ekonomi me rritje të shpejtë.
FARIJE DAUTI BAKIU
