Botë

Nafta në zonën e Shpiragut, Rama: Është naftë e cilësisë së naftës premuim

23.08.2023 18:33

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nafta e zbuluar në Shqipëri...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nafta e zbuluar në Shqipëri është “e një cilësie shumë të lartë, e ngjashme me atë premium të Arabisë Saudite”. Rama tha se shpimi ka arritur në 6.000 metra në thellësi të tokës pas një pune 10-vjeçare në zonën e Shpiragut, rreth pesë kilometra larg Beratit.
 
“Rezerva është aty, në 6002 metra në thellësi të tokës. Është prekur rezerva pas një eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondave, si rezultat i formacionit gjeologjik. Sipas analizave të bëra në Holandë nga kompania SHELL, është naftë e së njëjtës cilësi të naftës premuim të Arabisë Saudite.”, tha Rama.
 
Kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut në Berat po kryhen nga kompania SHELL. Pritet të hapen mbi 15 puse. Kryeministri Rama parashikoi se ky zbulim do të sjellë një “përfitim të madh ekonomik dhe financiar”, dhe se investimi i përgjithshëm në rezervat e naftës do të shkojë në shtatë miliardë euro.