Liga e Kampionëve
23.08.2023 18:34
Kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kan hyrë në një fazë mjaft interesante pasi brenda tetë ditësh...

Kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kan hyrë në një fazë mjaft interesante pasi brenda tetë ditësh do të mësohen edhe gjashtë emrat e skuadrave, të cilat do të marrin pjesë në fazën finale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Skuadra greke e AEK-ut nga Athina, pas eliminimit dramatik të Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen e parë të “play off-it” me 1:0 u mundën nga belgët e Antverpenit.
Skuadra daneze Kopenhagen ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Rakovi i Polonisë. Danezët fituan 1:0 me autogolin e hershëm të shënuar nga rumuni Bogdan Racovitan.
Në Glasgou skuadra e Rangers dhe PSV, luajtën baras 2:2. Skuadra skoceze dy herë e shihte vetën në avantazh, por mysafirët ia dolën të barazonin rezultatin. Barazimin 2:2 e vendosi veterani Luuk de Jong, në minutën e 80-të. Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një javë në Kopenhag, Eindhoven gjegjësisht Athinë.
Sonte në program në kuadër të “play offit”, janë tri ndeshje tjera ku si krye ndeshje e mbrëmjes shihet ajo mes Molde dhe Galatasarayt. Të gjitha ndeshjet nisin në ora 21:00.
