Futboll
Moti i ligë anulon ndeshjet e futbollit në vend
06.03.2015 15:30
Ndeshjet e xhiros së 19-të në Elitën e futbollit në vend si dhe ato të javës së 16-të një rang më poshtë - Ligën e dytë...

Ndeshjet e xhiros së 19-të në Elitën e futbollit në vend si dhe ato të javës së 16-të një rang më poshtë - Ligën e dytë, do të zhvillohen sipas një orari të ç`regullt, shkaku I motit të ligë I cili ka përfshirë vendin.
FFM edhe zyrtarisht ka vendosur, nesër me fillim më orën 14-të zhvillohet vetëm ndeshja mes Rabotniçkit dhe Horizont Turnovës. Kësisoj, të martën do të luhet takimi mes Renovës dhe Bregallnicës nga Shtipi, si dhe Vardarit e Metalurgut, ndërkaq një ditë më vonë, të mërkurën, xhiroja e 19-të përmbyllet me dy ndeshjet e fundit mes Shkëndisë së Tetovës dhe Pelisterit, gjegjësisht Sileksit dhe Teteksit.
Edhe në Ligën e dytë, nesër në program do të jetë vetëm një takim, derbi I xhiros së 16-të, ai mes liderit të tabelës Shkupit dhe të dytit Gostivarit, që do të zhvillohet në orën 14-të në stadiumin e Çairit.
Tri ndeshje do të luhen të martën, Vëllazërimi - Skopje, Drita-Napredoku dhe Euromillku - Maqedonia e Gj.P, ndërsa ndeshja e fundit zhvillohet një ditë më vonë, të mërkurën, ku mejdanin do ta ndajnë Kozhuvi dhe Mlladosti.
SAMI ADEMI
